Interesim i jashtëzakonshëm për derbin kryeqytetas, ja sa bileta janë shitur deri tani për duelin Partizani-Tirana

Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 luhet derbi i parë i sezonit mes Partizanit dhe Tiranës, që sheh kampionët në fuqi si ekipin pritës.

Prej ditësh janë publikuar biletat, që mund t’i gjeni në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “online”. Pavarësisht se Kombëtarja sikur e ka kaluar në plan të dytë këtë ndeshje, interesi i tifozëve ka qenë i konsiderueshëm.

Gazeta mëson se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 9 mijë bileta, teksa sot pritet që interesi të jetë më i madh. Biletat pas portave kushtojnë 500 lekë të rinj, teksa përballë 1 mijë lekë. Në tribunën kryesorë kushtojnë 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë në sektorin “VIP Gold”.

Për t’u parë është fusha e “Air Albania”-s, që vetëm para dy ditësh përballoi ndeshjen Shqipëri-Bullgari pas reshjeve të shiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top