Interit i mjafton 1 gol për të mundur Romën, por mesfusha bën me dhimbje koke Inzagin! Çalhanoglu i bashkohet Asllanit, Zielinskit në infermieri

Interi është larguar me fitore nga “Olimpiko”. Zikaltërve u ka mjaftuar vetëm një gol për të marrë tre pikët ndaj Romës. Ndeshja u vendos në minutën e 60, kur Lautaro Martinezi e dërgoi topin në rrjetë. Interit i majftoi goli i argjentinasit për të fituar një ndeshje mjaft të rëndësishme në Serinë A.

Por pavarësisht fitores, kjo sfidë ka shtuar dhimbjen e kokës për Simone Inzagin. Pas Asllanit dhe Zielinskit, tashmë në infermieri ka shkuar edhe Hakan Çalhanogluja. Mbetet për t’u parë gjendja fizike e tyre në ditët e ardhshme, por Interi gjendet me mesfushë të cunguar një javë përpara derbit me Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top