Na ndajnë vetëm pak ditë nga derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Pas atij barazimi herën e kaluar në Milano me shifrat e çmendura 4-4, bardhezinjtë do të presin zikaltrit në Torino të dielën në mbrëmje.
Në prag të kësaj sfide që mund të vendosë fatet e skuadrave për këtë sezon, lajme jo të mira kanë ardhur nga infermieria e Interit. Bëhet fjalë për sulmuesit Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic.
Sipas mediave italiane, sulmuesi francez dhe ai austriak kanë kryer stërvitje, por të veçuar nga pjesa tjetër e klubit. Thuram vazhdon të ketë problem në kyçin e majtë, ndërsa Arnautovic ka shenja lodhjeje. E vështirë nëse të dy do të jenë pjesë e ekipit për të dielën në mbrëmje kundër Juventusit.