Zhgënjim, por edhe krenari. Është kjo fytyra e Simone Inzaghit pas finales së Ligës së Kampionëve, të humbur me rezultatin minimal 1-0 përballë anglezëve të Manchester Cityt.
Trajneri zikaltër vlerëson maksimalisht të tijtë dhe thekson se skuadra meritoi të luajë ta paktën edhs shtesën, teksa nuk ngurroi të falënderojë futbollistët për atë që dhanë.
“Ishtë një natë ëndrrash, që u kthye në natë keqardhjeje, pasi meritonim shumë më tepër. Dje thashë se nuk i ndërroj lojtarët e mi me asnjë dhe sot e kuptuat arsyen. Kishim disa mundësi dhe duhej të shkonim të paktën në shtesë, por dalim nga kjo finale më bindjen që mund të përballemi me këdo”, tha Inzaghi.
Trajneri i Interit theksoi se nëse skuadra luan si ndaj anglezëve, mund të rikthehet sërish në finale të Championsit, teksa tha se ndeshje të tilla kanë rritue ndjeshëm skuadrën.