Seria A sheh sot të luhet një nga ndeshjet me rivalitetin më të lartë, pasi nuk është rastësi që quhet “derbi i Italisë”. Interi dhe Juventusi përballen në “San Siro” në një duel ku diskutojnë mes tyre rolin e ndjekëses së Napolit që ka filluar të shkëputet në luftën për titullin kampion.
Te Interi ka mungesa të rëndësishme si ato të Çalhanollu dhe Açerbit, pa harruar Karlos Augusto. Mungesa e turkut në mesfushë është zëvendësuar nga Zielinski, me Asllanin i cili përsëri mbetet në pankinë,
Nga pankina e nis edhe Kenan Jilldiz në radhët e Juventusit, me Tiago Motën i cili ka zgjedhur Ueah nga minuta e parë në mbështetje të Vlahoviç bashkë me Konseisaon.
FORMACIONET ZYRTARE
INTER: Zomer, Pavard, De Vraj, Bastoni, Dumfris, Barela, Zielinski, Mkhitarjan, Dimarko, Turam, Martínez.
Trajner: Simone Inzagi
JUVENTUS: Di Gregorio, Kabal, Kalulu, Danilo, Kambiaso, Lokateli, MekKeni, Konseisao, Faxholi, Ueah, Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota
PANORAMASPORT.AL