Kombëtarja e Kosovës dhe Zvicrës kanë barazuar 2 me 2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson “Helvetikët”, Xherdan Shaqiri pas ndeshjes tregoi se ka qenë ëndërr e madhe për të luajtur në stadiumin kryeqytetas, shkruan ShikoFutboll
“Ishte kënaqësi me qenë këtu dhe me lujt një ndeshje. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, ky stadium e ka emrin e madh. Vokrri ka qenë njeri fantastik, e kam takuar disa herë. Atmosfera ka qenë fantastike. Nuk kam me harru asnjëherë këtë.”
“Sonte ka qenë speciale momentin kur tifozët duartrokitën. E kam pasur ëndërr të luaj në këtë stadium. Nuk do ta harrojë kurrë.”