Kombëtarja shqiptare ka reaguar pas humbjes ndaj Republikës Çeke në Pragë dy ditë më parë.
Kuqezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Gjeorgjisë. Sfida e zhvilluar në Tbilisi, përfundoi 0-1 në favor të Shqipërisë. Pas kësaj sfide ka folur kapiteni Ardian Ismajli.
“Gjithmonë kemi pasur besim, siç e thashë dje në konferencë kishim ardhur për 3 pikët.
E kemi merituar plotësisht këtë fitore dhe kjo na shtyn dhe na jep një lloji motivi të madh. Merkato e janarit? Për mua dhe familjen time është një gjë e madhe. Përsa i përket janarit do të presim, ka shumë ndeshje dhe do të shohim se çfarë do të bëhet.
Ajeti, Gjimshiti apo Kumbulla? Ne jemi një grup dhe e tregon në ndeshje dhe rezultate. Jemi kualifikuar në Europian dhe jemi në rrugën e duhur dhe në Nations League. Nuk kam problem me asnjë, edhe Mihaj është një profesionist i mirë dhe pse ka luajtur pak. Ne jemi gjithmonë një skuadër dhe nuk ka rëndësi kush luan, prandaj kemi ardhur në këto nivele të larta.
Nuk është fundi i botës që humbasim, pasi sot e kemi dështuar që jemi po ata të Europianit.
Me këtë fitore jemi akoma në vendin e parë, pasi në nëntor do jemi me motiv shtesë me publikun tonë, pasi askush s’i ka tifozët si ne.
Të favorizon Serie A që e ndal Kvaratskhelian? Është e vërtetë. Ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A, teksa e kam parë si futet brenda dhe jashtë. Kështu me neutralizime do të vazhdojmë ndaj çdo kundërshtari”, tha Ismajli.