Italia tani me 5 skuadra në Champions, por mund të bëhen 6! Skenari i bujshëm mund të bëhet realitet

Kualifikimi i Atalantës, Romës dhe Fiorentinës në turnetë përkatës europianë, i kanë mundësuar Italisë që të sigurojë matematikisht praninë e 5 skuadrave në Ligën e Kampioneve sipas modelit të ri kualifikues të UEFA-s, që merr për bazë edhe rezultatet vjetore të kampionateve. Por ky numër, mund të shkojë në 6 me një skenar të veçantë në muajin e ardhshëm.

Duhet që njëra mes dy skuadrave që kanë mbetur në garë në Ligën e Europës, Roma ose Atalanta, të fitojnë në fund trofeun. Kështu, ajo do të hynte në kompeticionin më të rëndësishëm për klube si fituese e turneut të dytë për nga rëndësia në Europë.

Dhe nëse suksesi do të kombinohej me pozicionimin jashtë pesëshes së parë në kampionatin italian që shkon sipas rregullores në këtë turne, UEFA nuk do të prekte numrin e skuadrave të tjera pjesëmarrëse të Serisë A. Aktualisht Roma mban vendin e pestë në kampionat me 55 pikë, ndërsa Atalanta të 6-in me 51 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top