Ja si përfundoi përballja mes skuadrave shqiptare në Kampionatin e Malit të Zi

Kampioni në fuqi, Deçiqi AdmiralBet nga Tuzi dhe Otrant – Olympic nga Ulqini, u ndeshen mes vete.

Përballja mes skuadrave shqiptare në elitën e futbollit të Malit të Zi, ka përfunduar ashtu si nisi, me rezultat 0:0. 

Ndeshje me rivalitet mes shqiptarëve nuk solli gola. 

Ky ishte derbi mes skuadrave shqiptare që kanë synime diametralisht të kundërta. 

Deçiqi synon garat evropiane e Otrant – Olympic të sigurojë ekzistencën.

“Kampioni aktual është ende në pritje të fitores dhe triumfin e fundit e ka pasur më 22 shtator ndaj Petrovacit. Që nga atëherë,

Deçiq ka kaluar gjashtë ndeshje pa fitore, ndërkohë ka ndërruar edhe trajnerin, kështu që ende është në pritje të triumfit nën drejtimin e Edis Mullalliqit.

Pika e fituar, duket se do të thotë më shumë për mysafirët, të cilët vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë.

Sot në Tuz nuk pati shumë raste, mysafirët kërcënuan në fillim përmes Muharremoviqit, Deçiqi pati një rast solid me Camajn në mesin e pjesës së parë”, shkruan mes të tjera mediumi malazez “Vijesti”.

Pas javës së 14-të Deçiqi renditet në vend të katërt me 19 pikë e Otrant në të 9-tin me 13 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top