Jasir Asani e ka ngrit në peshë mbarë Korenë. Dopieta e tij sot jo vetëm ndihmoi në fitore klubin në shtëpi përballë klubit më të mirë të Malajzisë, por edhe i mban ata në renditjen e EAST Champions në vend të parë. Klubi koreano-jugor ka 3 fitore në kompeticion në po aq ndeshje, 3 fitore radhazi, 9 pikë të plota dhe vendin e parë. Gwangju FC ka lënë pas vetes emra si Kawasaki, Yokohama të Japonisë apo edhe Vissel Kobe ku ka luajtur Iniesta si dhe Port Shangai të Oscar, ish-lojtar i Chelsea-t.
Asani po i ngre lart në nivel koreanët dhe ata po parakalojnë klube legjendare të kontinentit sidomos ato japoneze që dikur “bënin” ligjin në futbollin aziatik. Skuadra e mëngjarashit nuk ka çfarë të kërkojë më shumë në këto momente, pasi ata janë “on fire” nga të gjitha krahët. Jasiri u opa në dhomat e zhveshjes tejet i emocionuar për dy-golëshin e tij dhe po festonte në krahë të skuadrës. Tërë ishin mbledhur për të pozuar siu në ambientet e jashtme edhe para tifozerisë, edhe në dhomat e zhveshjes. Atmosfera duket e jashtëzakonshme dhe në faqet e rrjeteve sociale ku klubi numëron qindra përkrahës të shqiptarit.
Jasir Asaniu ka “pushtuar” gadishullin korean dhe pse jo mos t’a shohim një ditë ditë të ngre lart trofeun e Champions, që do të ishte hera e parë në histroi të klubit dhe do vuloste aventurën më spektakolare që Shqiptaria ka parë ndonjëherë nga një futbollist të saj në Azi.
Festa para tifozëve e ekipit koreano-jugor të Asanit
Faqja e Asian Champions League Elite me figurën e Asanit