Java e 4 e Kategorisë së Dytë, zbulohet kur luhen sfidat e grupit A dhe B (KALENDARI)

Jo vetëm Superiorja dhe Kategoria e Parë, këtë javë edhe Kategoria e Dytë është në pauzë për shkak të sfidave të Kombëtares. Por pavarësisht kësaj, është zbuluar edhe kalendari i dueleve të radhës në këtë kategori.

Kështu java e 4-të e Kategorisë së Dytë do të luhet të shtunë dhe të dielë, saktësisht më 19 dhe 20 tetor. Të gjtiha sfidat do të luhen në të njëjtën orë, 14:00.

Ditën e shtunë me 19 tetor në fushë do të zbresin ekipet e grupit A. 6 takime mjaft interesante janë në program, të cilat marrin vëmendjen e tifozëve. Adriatiku do të presë në shtëpi skuadrën e Besëlidhjes, ndërsa Veleçiku udhëton në Pukë për të sfiduar Tërbunin. Në shtëpi do të luajë edhe Albanët që presin Luzin dhe Murlani pret Sopotin, teksa Naftëtari dhe Gramshi luajnë në transfertë saktësisht ndaj Ilirisë dhe Basanias.

Ndërkohë ditën e dielë më 20 tetor do të zbresin në fushë skuadrat e grupit B. 5 ndeshje do të luhen në këtë grup, ku këtë javë do të jetë pushim Devolli. Luftëtari dhe Memeliaj është një nga duelet më interesante, e cila do të jetë e luftuar. Maliqi pret në shtëpi Këlcyrën, ndërsa Delvina udhëton të transfertë për të luajtur me Orikun. Shkumbini – Butrinti dhe Tomori – Turbina janë dy takimet e tjera të këtij grupi.

Ndeshjet e javës së 4, ora 14:00:

19 tetor ndeshjet e grupit A:

ADRIATIKU – BESËLIDHJA

TËRBUNI – VELEÇIKU

ALBANËT – LUZI

MURLANI – SOPOTI

ILIRIA – NAFTËTARI

BASANIA – GRAMSHI

 

20 tetor ndeshjet e grupit B:

LUFTËTARI – MEMALIAJ

MALIQI – KËLCYRA

ORIKU – DELVINA

SHKUMBINI – BUTRINTI

TOMORI – TURBINA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top