Skënderbeu do të udhëtojë në Elbasan për të sfiduar vendasit në kuadër të javës së 10-të të Superiores. Sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 17;00.
Në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur Ivan Gvozdencoicx, Timonieri i korçarëve theksoi se ekipi është gati për të sfiduar elbasanasit dhe në fushë do të japin maskimumin për rezultat pozitiv.
“Fituat në Ballsh, jeni më të qetë tani? Kundër Bylisit kishim një besim ta madh ese do të fitojmë këtë sfidë. Pas Tiranës dhe Egnatias ne tashmë jemi mirë. Tani jemi më të qetë, por fillon punë për sfidën e tjetër. Çdo sfidë është stress më vete. Kemi nesër përballë një skuadër të fortë si Elbasani dhe luajmë jashtë. Ne jemi gati për këtë sfidë, përveç Nikaj që do të mungojë, ndërsa të tjerët janë gati. Kemi besim dhe do të luajmë mirë dhe do të bëjmë maksimumin, do zoti do të dalim me rezultat pozitiv.
Gjendja e lojtarëve? Siç e thashë edhe më lart, gjendja e lojtarëve është shumë e mirë. Nuk kemi asnjë problem, sot do të zhvillojmë si gjithmonë stërvitjen e fundit dhe bashkë me stafin do të vendosim “pikat mbi i”.
Ndaj Elbasanit i kënaqur edhe me barazimin?Ndaj Bylisit ishte një sfidë e vështirë dhe luanim jashtë, edhe Ballshi ishte e vështirë. Ne vlerësojmë çdo kundërshtarë, por ne jemi Skënderbeu. Kanë skuadër të mirë, stadium dhe tifozë të mirë dhe kjo ëhstë një motiv për ne për të bërë maksimumin. Ashtu si në fazën e parë edhe në fazën e dytë kemi një objektiv të luajmë bukur, të bëjmë maksimumin. Janë të 3 rezultate brenda, por ne jemi të përqendruar ose për barazimin ose për fitoren, por duhet të presim deri nesër për të parë se çfarë do të thotë fusha e lojës”, përfundoi timonieri i korçarëve.