Jeta e “fshehtë” e Kiara Titos në Itali dhe si kërcimtare në Tiranë, Luizi i shtati në jetën e saj

Është ende një moderatore e re, por megjithatë Kiara Tito ka bërë për vete shumë fansa. Ish prezantuesja e re e Top Channel është një nga vajzat më të këndshme të ekranit, premtuese për një karrierë të suksesshme.

E në fakt nuk do të ishte çudi nëse Kiara do ta arrinte këtë, duke qenë se ajo ka ndjekur të njëjtën rrugë. Edhe pse u bë e njohur për të gjithë pas shfaqjes në “Top Select”, Kiara ka pasur edhe një karrierë të mëparshme, detajet e të cilës janë të panjohura për publikun.

Përpara se të bëhej prezantuese në Too Channel, pak e dinë që Kiara ka qenë një modele në Itali.

Ajo e ka nisur këtë karrierë që në moshen 13 vjeçare, duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie, por siç ka treguar Kiara më herët, “Ndërsa Leonardo Di Capro e mori nje Oscar, unë nuk arrita kurrë ta marr një kurorë Miss-i”.

Pas rikthimit në Shqipëri, bukuroshja e ekranit iu rikthye karrierës si modele, fushë në të cilën punoi për dy vjet.

Por surpriza vjen tani! Sa nga ju e dinë që Kiara Tito ka qenë Velinë? Ashtu si motrat Vjollca, bukuroshja ka punuar për pak kohë në këtë pozicion, për t’u bërë më pas prezantuese.

Ndryshe Kiara po shijon romancen brenda hapsirave te BBVA, në krahët e fenomenit Luiz Ejlli, i cili po hyn në zemrën e Kiarës.

Që kur ajo është banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, komentet në lidhje me ish-të dashurin e saj Butrint Imerin ishin të shumta, e që nuk munguan as reagimet e këtij të fundit.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen së fundi për Kiarën u aludua se ajo ishte në një “romancë” me Mozzik dhe shkak u bënë disa foto dhe veshjet e njëjta.

Më parë, Mozzik publikoi një foto me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.

Më pas publikoi Kiara foto para pasqyrës me të njëjtin fustan dhe menjëherë ndjekësit dyshuan se ata ishin bashkë.

Ndërkaq, Mozzik ka publikuar edhe një foto ku shfaqet me xhupin e gjelbër, të cilën e a veshur edhe Kiara brenda shtëpisë së BBVA.

Pas ndarjes me Butrintin, Tito u përfol për një romancë me Young Zerkën.

Por, Kiara ka pranuar që dy ish të dashur të saj, e kanë ngacmuar me adresa false, por kjo deklaratë tregon për një numër të lartë lidhjesh nga ana e moderatores.

Po, më ka ndodhur. Kam kuptuar që kanë qenë adresa fallco, e shihja shpesh nëpër story. Dhe më pas e kam kuptuar. Por mua më pëlqejnë këto gjëra. Ka qenë një nga dy ish-ët“.

Por, Kiara ka folur edhe për një të dashur që rrinte jashtë shtetit.

Ai çohej në 8, shkonte në punë, mbaronte punën vinte në shpi, hante bukë, shkonte në palestër. Nuk kemi bashkëjetuar, por më shumë rrinim te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë. Zgjati goxha si lidhje. Ishin rrethanat që na çuan në ndarje, nuk kanë lidhje me mua ose atë personalisht. Janë rrethanat të tilla që të bëjnë të mbyllësh diçka. Punonte, jetonte jashtë shtetit“, ka treguar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top