Luizi dhe Jori janë parë shumë të afërt që nga dita që ajo u fut në shtëpi. Afrimiteti i tyre është komentuar shumë në rrjet dhe jo vetëm. Jori së fundmi e ka provokuar me prekje. Luizi ka habitur me reagimin e tij.
Modelja shkoi dhe e preku Luizin nga shpatullat teksa ai po lante enët, mirëpo duket se reagimi i tij nuk ishte aspak ai që priste. Këngëtari iu drejtua me fjalët “fol me gojë, me dorë mos prek, çfarë është kjo lojë”.
Jori është prerë fare nga reagimi i ti dhe thjeshtë i ka thë në rregull. Jori Delli është banorja e re që mori famë të madhe për vetëm dy ditë qëndrimi në shtëpi. E gjithë kjo për shkak të afrimit të madh me Luizin i cili është banori më i preferuar i publikut.
Ajo që nga dita e parë është afruar shumë me Luizin ku edhe ky fundit qysh diten e parë i dhuroi asaj rrobat e tij për ti veshur ndërsa më vonë i dhuroi edhe një trëndafil kur ishin ne dhome te ndejes.