Juventus dhe Inter në ndjekje të tij, Ardian Ismajli përballet me “pengesën” e papritur

A e dini se çfarë kanë të përbashkët Petagna, Dovbyk, Castro, Vlahovic, Piçoli, Kean, Castellanos dhe Lukaku? Sigurisht që të gjithë janë sulmues të parë, por mbi të gjitha janë përballur me Ardian Ismajlin.

Sipas “Il Tirreno” bëhet me dije se drejtuesit e Empolit kanë nisur të mendojnë për rinovimin dhe pritet që shumë shpejt të nisin edhe bisedimet mes tyre. Mes palëve do të ketë një takim “kokë më kokë” për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja e liderit shqiptarë në Serie A.

Siç duhet tashmë, mbrojtësi ka përfunduar në radarët e Interit dhe Juventusit. 2 ekipe “big” që kërkojnë shërbimet e tij për të përforcuar repartin e prapavijës. Kontrata aktuale e shqiptarit me Empolin i përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo ka bërë që ndaj tij të vërshojnë disa klube.

28-vjeçari po bën një sezon të shkëlqyer me Empolin dhe Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi po luan padiksutim ndeshjet më të mira në karrierën e tij futbollistike. Duke marrë shkak edhe nga interesimet për të, te Empoli kanë nisur të lëvizin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top