Aktorja Olta Gixhari është bërë një nga banoret që komentohet më së shumti për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.Ajo është e përfshirë në pothuajse çdo debat apo ngjarje që zhvillohet brenda katër mureve të shtëpisë së famshme.
Ndonëse shfaq karakterin e një femre të fortë, sot (e shtunë) aktorja është parë e përlotur dhe e mërzitur teksa qëndronte e vetme në dhomën e gjumit larg banorëve të tjetër.
“Dua të iki në shtëpi, u lodha jam shumë e ngarkuar nuk kuptoj më se çfarë po bëjë, do të prish çdo gjë”, ka thënë Olta me vete.SHIH VIDEON
Duket se aktorja nuk po arrin t’i përballoj të gjitha situatat që kanë rrjedhur për më shumë se 50 ditë që ata janë të mbyllur dhe nën vëzhgimin e kamerave.
Gixhari përndryshe krahas një karriere të suksesshme si aktore është edhe nënë e një djali, të cilin herë pas here e ka përmendur madje edhe mori si befasi një video të tij.
Kujtojmë që banorët e BBVA janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, por i cili është përgjysmuar në gati 50 mijë për shkak të dënimeve ndaj tyre për përdorimin e fjalëve fyese dhe gabimeve të tjera që janë të ndaluara për formatin e tillë.