Ka shansin e artë për të kthyer sërish faqen e historisë, Ernest Muçi luan shumë kundër Lyon

Ernest Muci ka pasur shumë luhatje deri tani në karrierë, mund të quhet pa frikë si lojtari i ekstremeve. Këtë gjë e provoi shpesh te Legia, kur në një moment ishte ylli jo vetëm i Legias, por edhe i gjithë kampionatit në Poloni, e në një tjetër, qëndronte në stol.

Te Beshiktashi është po e njëjta histori, por në kohët e fundit, Muci ka fituar më shumë minuta aktivizimi dhe ka më tepër impakt. Për të mbyllur gojën e të gjithë kritikëve në Turqi, sot është rasti ideal, në një skenë që Ernest e njeh mirë dhe ka shkëlqyer edhe më parë. Beshiktashi luan në transfertë kundër Lyon në Europa League dhe suksesi në këtë transfertë, do të sillte jehonë në Turqi. Sipas asaj që raportohet, pritet që Muci ta nis titullar dhe nëse do të arrijë të shpërthejë, me siguri që do të marrë jehonë të madhe dhe do të kthejë faqen e historisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top