Në fundin e “prime-it” të mbrëmshëm (14 shkurt), tre çiftet e BBV, u dërguan në fermën e krijuar pranë ambienteve të shtëpisë, ku do të kujdeseshin për dhitë, delet dhe pulat, e në rast se do ta kalonin këtë provë me sukses çmimi i madh do të rritej me 20 mijë euro dhe nëse jo do të ulej me 20 mijë euro.
Çiftet, Sara – Bardhi, Meriton – Ilnisa dhe Romeo – Heidi qëndruan gjatë gjithë natës duke u kujdesur dhe duke fjetur jashtë, ndërsa në një moment gjatë ditës së sotme (15 shkurt) vëllai i madh i dha mundësinë e ndërrimit, njërit prej banorëve që ishtë në fermë më dy nga ata që ishin në shtëpi.
Shtëpia zgjodhi që dy banoret të ishin Ledjona dhe Egla, ndërsa ferma zgjodhi Heidin, mirëpo gjërat nuk shkuan mirë.
Pas disa orësh ne fermë, Egla kërkoi të largohej me motivin se ka ftohtë dhe nuk më të rezistojë gjithë natën jashtë.
“Dua mirëkuptimin tuaj. Arsyeja është që dua të qëndroj në krevat me këmbët e ngrohta. I kam këmbët akull dhe nuk flej aty” tha Egla.
Kjo nuk u prit mirë nga banorët e tjerët në fermë, por në fund aktorja vendosi të largohet dhe kështu çmimi i madh shkoi në 80 mijë.
Gjithsesi, të gjithë banorët tanimë do duhet të kujdesen për kafshët deri të premten dhe ata që do të kujdesen më shumë do të fitojnë imunitet.