Pas humbjes së rëndë të Bajern Mynih 4-1 kundër Barcelonës në Champions, Manuel Nojer u kritikua masivisht. Shumë ekspertë dhe mbështetës të klubit më të titullar në Gjermani pyetën nëse 38- vjeçari mund të japë ende performancën e jashtëzakonshme që e ka dalluar prej vitesh. Lotar Mateus, ish-kampion bote dhe tani ekspert i televizionit, ishte veçanërisht kritik.“Nojer nuk është më Manuel Nojer që njohim”, tha Mateus, duke iu referuar faktit që portieri aktualisht nuk po ofron mbështetjen e zakonshme për ekipin e tij.
Lotar përmendi gjithashtu normën e pritjes së kapitenit bavarez, që kohët e fundit kishte rënë në 40 për qind në Bundesligë, si një argument. Por portieri i Bajernit gjithashtu merr mbështetje nga dikush që e njeh veçanërisht mirë, Roman Vaidenfeler, gjithashtu kampion i botës 2014 dhe portieri zëvendësues pas Manuelit në atë kohë, i cili mbështeti publikisht ish-kolegun e tij.
Në mediumin e “Sky”, Vaidenfeler u shfaq i irrituar nga kritikat dhe theksoi se në sytë e tij nuk korrespondonte me realitetin: “Kritika është krejtësisht e ekzagjeruar”. Ish-portieri i Dortmundit vazhdoi duke thënë se edhe për lojtarët absolutë ka faza në të cilat jo gjithçka shkon në mënyrë perfekte.
“Kishte një fazë kur Robert Levandovski nuk shënoi në Barcelonë, ai tashmë është në të njëjtin ritëm finalizimesh”, kujton Roman.
“Nuk duhet harruar arritjet e jashtëzakonshme që Nojer ka treguar ndër vite dhe duhet pranuar se edhe ai mund të kalojë një fazë të vështirë në një moment”.
Vaidenfeler hodhi poshtë gjithashtu kritikat për golat individualë të pësuar kundër Barcelonës. Ai nuk e pa asnjë nga golat e pësuar si një gabim të qartë portier dhe shpjegoi: “Asnjë gol nuk ishte i kapshëm”.
PANORAMASPORT.AL