Karlo Ançeloti nuk fshihet para ndeshjes me Dortmundit: Jemi më pak solidë se vjet

Karlo Ançeloti foli për mediat në prag të ndeshjes që Real Madrid do të luajë me Borusian e Dortmundit. Një ndeshje që merr jetë në orën 21:00 dhe vlen për Ligën e Kampionëve.

Timonieri i madrilenëve tregoi ku skuadra po has vështirësi, ndërsa shtoi se po punojnë për t’u konsoliduar.

Nuk jemi në 100%, sigurisht. Kemi pasur disa rezultate të mirë, por duhet të përmirësohemi akoma në lojën e përgjithshme, mbrojtje dhe sulm. Do e bëjmë gradualisht. Kemi probleme me mbajtjen e topit dhe kontrollin e lojës sepse nuk kemi lojtarë me karakteristika për të luajtur në zona të ngushta.

Jemi të fokusuar për të mbrojtur më mirë, që është çelësi këtë sezon. Bëmë mirë sezonin e kaluar dhe skuadra është më pak solide tani. Po punojmë për ta bërë më solideç, u shpreh ndër të tjera Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top