Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë. Në fushë ishin 10 ekipe të Grupit A dhe 10 nga Grupi B. Në këto 10 sfida të sotme janë shënuar 36 gola.
Në Grupin A, Luzi “shparatalloi” me rezultatin e thellë 7-1 Albanët, ndërsa Iliria luajti “poker” me Naftëtarin duke i mposhtur 4-1. Në ndeshjet e tjera, Sopoti fitoi 2-0 me Murlanin, Tërbuni 1-0 me Veleçikun dhe Basania 3-0 me Gramshin.
Në Grupin B, Luftëtari mposhti me “manita” Memaliajn me rezultatin 5-1. Në ndeshjen tjetër Tomori fitoi 3-0 kundër Turbinës. Maliqi nuk fali Këlcyrën duke i mposhtur 4-2. Në krahun tjetër, Oriku fitoi 1-0 me Delvinën dhe Butrinti 1-0 me Shkumbinin.
GRUPI A
TËRBUNI – VELEÇIKU 1 – 0
ALBANËT – LUZI 1 – 7
MURLANI – SOPOTI 0 – 2
ILIRIA – NAFTËTARI 4 – 1
BASANIA – GRAMSHI 3 – 0
GRUPI B:
LUFTËTARI – MEMALIAJ 5 – 1
MAILIQI – KËLCYRA 4 – 2
ORIKU – DELVINA 1 – 0
SHKUMBINI – BUTRINTI 0 – 1
TOMORI – TURBINA 3 – 0