Janë mbyllur dy ndeshjet e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë. Sfida këto që morën jetë nga ora 14:00 në Vlorë dhe Fier.
Flamurtari ka fituar 4 me 0 kundër Pogradecit. Tre pikë të marra në Vlorë, që i japin atyre vendin e parë me pikë të barabarta sa Vora. Kjo sfidë nuk pati histori, pasi vlonjatët diktuan gjithë lojën.
Apolonia barazoi 1 me 1 ndaj Burrelit ndërkohë në një takim që vendasit fierakë gabuan fillimisht penallti. Më pas miqtë shënuan, pikërisht nga pika e bardhë. Ishte Maksuti nga Apolonia, që humbi penalltinë, teksa më pas shënoi golin e barazimit.
Me këto rezultate, Burreli ndodhet në vendin e pestë, ndërsa Pogradeci dhe Apolonia respektivisht në vendin e tetë dhe dhjetë.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
APOLONIA 1-1 BURRELI
67′ Maksuti – 50′ Ferruku
10′ Maksuti humbet penallti për fierakët.
Goli i Ferrukut: (VIDEO)
Goli i Maksutit: (VIDEO)
FLAMURTARI 4-0 POGRADECI
26′ Oshafi, 65′ Ememe, 75′ Murataj, 82′ Pjeshka
Goli i Oshafit: (VIDEO)
Rast i humbur nga Marku: (VIDEO)
Shtylla e goditur nga Ememe: (VIDEO)
Rasti i dytë i humbur nga Marku: (VIDEO)
Goli i Ememe: (VIDEO)
Goli i Muratajt: (VIDEO)
Goli i Denis Pjeshkës: (VIDEO)