Interi dhe Atalanta do të përballen nesër në mbrëmje në sfidën e vlefshme për javën e 37-të të Seria A. Në prag të këtij dueli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
“Kemi shpresë për një vend në Champions, derisa matematika na e lejon. Nëse nuk luajmë në Ligën e Kampioneve, mund të luajmë në Ligën e Europës ose Konferencë Ligën. Por nëse fitojmë në shtëpinë e Interit, ajo pak shpresë mund të jetë më konkrete. Interi ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, që mund të marrin rezultatin edhe nëse nuk luajnë shumë mirë. Mund të them që janë skuadra më në formë e kampionatit”, ka thënë mbrojtësi kuqezi.