Dusan Vlahovic mund të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së kësaj vere.
Mediet italiane raportojnë se sulmuesi serb me shumë mundësi do të largohet nga “bardhezinjtë”, me këta të fundit që pritet të arkëtojnë 80 milionë euro për shitjen e Vlahovic.
Për sulmuesin kanë shfaqur interes tre klube të Premier League, me Newcastle, Manchester United dhe mbi të gjitha Chelsea, që duket se janë të gatshëm të paguajnë shumë për shërbimet e Vlahovic.