Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.
Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Miqësia është tema e radhës e trajtuar në programin maratonë Big Brother Vip Radio.
Keisi me Kiarën ndanë idenë që miqësitë në BBV ekzistojnë. Madje moderatorja përmendi banorën e larguar Efin si shembullin konkret.
“Po e mendoja dje. Meqë jam në nominim, nëse dal të martën, gjëja e parë që do bëj jashtë është të pi një kafe me Efin”.
Ndërkaq, Kristi komentoi grupimet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP, si një anë të miqësive të krijuara. Ndër to përmendi edhe raportin Kiara-Luiz.