Disa nga banorët e ‘Big Brother VIP’ ishin kuriozë për të mësuar se kur e kishin dhënë puthjen e parë. Luizi, Kiara, Kristi, Kejsi dhe Beati ishin ulur në krevat duke bashkëbiseduar. Pasi pyeti Beatin, Luizi ishte kurioz të mësonte se në cilën moshë ka puthur për herë të parë Kiara.
Moderatorja zbuloi se në moshën 17 vjeçare ka puthur për herë të parë e partneri i saj, Luizi ngeli pa fjalë. Ai i tha disa herë: Turp, turp, turp.SHIH VIDEON
BISEDA: Luizi: Sa vjeç ke qënë kur ke puthur për herë të parë? Kiara: 17 Luizi: Turp të kesh, turp. Kiara: Pse turp, ça ka për turp? Luizi: Turp të kesh.
Kiara ka zbuluar brenda ‘Big Brother’ se lidhjen e saj të parë e ka pasur me një djalë të huaj. Ndoshta ai ka qënë ‘fatlumi’ që i rrëmbeu moderatores puthjen e parë.
Luizi nga ana tjetër zbuloi se në moshën 14-vjeçare ka puthur për herë të parë e madje ka kryer edhe marrëdhënie po me atë person. Kristi zbuloi se në moshën 16-vjeçare ka puthur për herë të parë ndërsa Kejsi kur ishte 20-vjeçe.
Kujtojmë se primen e nesërm janë në nominim 5 banorë duke filluar nga Armaldo, Kristi, Dea Mishe, Nita dhe Diola. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë e BBV.