Mëngjesin e sotëm Luizi ka diskutuar me Armaldon për nominimin.Luizi i tha se çdo nominim që kalon e bën më të fortë.
Armaldo i kërkoi Luizit mendim nëse do e kaloj këtë nominim ose jo.Luizi u shpreh se do e kalojë këtë nominim, por e këshilloi të mos bëj
veprime të sforcuara dhe të dalë nga vetja.Ai shtoi se Armaldo nuk duhet ta vërë në dukje faktin që është në nominim.
Nderkohe Debati mes Kristit dhe banorëve ka agravuar edhe më shumë.Armaldo i është drejtuar me tone të larta duke i thënë se nuk mund të gjykojë Oltën, sepse ai nuk është as baba as nënë.
Ai u shpreh se duhet t’i vijë turp për mënyrën si u shpreh.E ndërkohë Qetsori e akuzoi se po denigron nënat dhe gratë shqiptare, vetëm se jeton në Bruksel.
Kristi e ka mohuar këtë gjë dhe tha se foli vetëm për imazhin e Oltës në lojë dhe se banorëve duhet tu vijë turp që e sollën situatën në këtë pikë.