Kombëtarja shqiptare ka reaguar pas humbjes ndaj Republikës Çeke në Pragë dy ditë më parë. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Gjeorgjisë. Sfida e zhvilluar në Tbilisi, përfundoi 0-1 në favor të Shqipërisë. Pas kësaj sfide ka folur mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani.
“Sot e kemi dhënë të gjithë shpirtin në fushë. Në Çeki pësuam në minutat e para dhe e kishim të vështirë. Sot treguam karakter dhe e dëshmoi rezultati në fund. Unë mendoj se gjithëkush është i gatshëm të japë 100%, në skuadrën tonë nuk ka kurrë hatërmbetje. Jemi të bashkuar dhe kushdo që futet për herë të parë duan ta tregojnë veten dhe e bënë shumë mirë këtë gjë.
Unë mendoj që kur u lëshuam në kundërsulm me Jasirin ishin disa raste pasi kishim hapësira. Jasiri pati dy herë shansin dhe më tha që ishte i lodhur dhe nuk i diskutuam më shumë. Në Pragë nuk kemi bërë shumë që të merrnim diçka, ishte vetëm rasti i Jasirit. Por këto ditë kanë qenë të vështira pasi jemi kritikuar, por na kanë bërë më të mirë”, tha Ramadani.