Ish-banori i Big Brother Vip, Ronaldo Sharka është përballur me disa komente negative të cilat e kanë bërë të reagoj ashpër në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, moderator postoi në Instagram një video të ish-banores së BBVIP, Nita Latifit ku shprehej gjatë një interviste:
“Çfarë ka Elvana që nuk e kam unë? Pse të mos jem unë Elvana?”.
Videos në fjalë Ronaldo i ka bashkangjitur dhe një pjeesë të shkëputur të Elvanës gjatë një skeçi ku shprehet: “Ça ishte ajo mo? Jo, jo një sekondë, dëgjo këtu ti”.
“Midis shumë komenteve negative, më bëri përshtypje ky. Dhe përmbajtja mund ta dëshmojë qartazi se përse. Pasi lexova këtë koment, tani nuk habitem më për asgjë.
Pas kaq shumë kohësh vendosa të publikoj një koment në story. Kushdo që fshihet pas kësaj faqeje që ka shkruar këtë koment, do të kujdesem personalisht dhe do të kthehet në një nga qëllimet e mia kryesore, ndjekja penale ndaj kujtdo që fshihet pas këtyre fjalëve të pa justifikueshme.
Kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe që më njihni, që unë ‘mbaj shumë’, por kjo i kalon limtet, tani mbani pasojat ligjore”, shkruan Ronaldo.