Klasikja e Shqipërisë rizgjon “bishën” Bekim Balaj, shkodrani rikthehet në krye të golashënuesve

Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë përfundoi mes spetaklit. Shkodranët triumfuan 4-3 ndaj bardhebluve, në një sfidë ku nuk mungoi as tensioni.

Në këtë përballje dy golat e parë për kuqeblutë i shënoi Bekim Balaj. Sulmuesi shqiptarë kishte 1 muaj që nuk gjente dot rrugën e rrjetës. Hera e fundit ishte ndaj Bylisit më 22 shtator.

Por Klasikja e Shqipërisë duket sa rikthyer “bishën” Bekim Balaj. Kjo pasi në sfidën e zhvilluar në Lushnje shënoi dopietë dhe tashmë shkon në kuotën e 7 golave dhe kryeson listën e golashënuesve.

Me 2 gola më pak ndjekin Emir Rashica dhe Itodo Peter Mandela, ndërsa me nga 4 janë Ze Gomesh, Binsouka dhe Esat Mala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top