Klauzolë e veçantë për të drejtuar Gjermaninë, Jurgen Klopp nis punën e re

Jurgen Klopp në fund të sezonit të kaluar u largua nga Liverpool pas disa vitesh si trajner i “The Reds”. Pas sukseseve të jashtëzakonshme me anglezët, timonieri gjerman vendosi të ndajë rrugët.

Tashmë Klopp ka nisur një punë të re. Gjermani ka nënshkruar një kontratë disa vjeçare me Red Bull dhe puna do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2025. 57-vjeçari do të jetë drejtor i Red Bull, ku do të ketë nën vëzhdim të gjitha ekipet e kësaj kompanie.

Saktësisht sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, Klopp do të jetë këshillues për ekipet e Leipzig, Salzburg dhe New York për çështjet e stërvitjeve, filozofinë e lojës, zhvillimin dhe transferimet e talenteve, trajnerëve dhe më gjërë.

Ndërkohë në kontratën e nënshkruar me kompaninë Red Bull ka dhe një kluzolë të veçantë që lidhet me kombëtaren gjermane. Sipas gazetarit gjerman bëhet me dije se Klopp mund të largohet nga ky pozicion nëse në të ardhmen do t’i ofrohet mundësia të jetë trajneri kryesor i Gjermanisë, si pasardhësi i mundshëm i Julian Nagelsmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top