Klodian Duro ishte i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ për të folur rreth ngjarjeve të fundit në futboll në Shqipëri e Kosovë. Një nga temat më të nxehta të kësaj jave është ajo e Europianit U-21 që do të mbahet në Shqipëri e Serbi në vitin 2027.
Lidhur me reagimet negative nga opinioni publik, Duro ka lëshuar një ‘bombë’ në studio duke deklaruar se ‘në Kosovë është trajtuar si serb’.
“Kolegët e mi, të ftuarit nëpër studio, ata të cilët unë i kam pasur edhe futbollistët e mi, më kanë trajtuar në mes të Kosovës si serb. Nuk dua të flas më shumë, mediat më kanë përkrahur shumë në Kosovë, por kështu jam trajtuar unë, legjenda e Shqipërisë në Kosovë.
Mediat i falënderoj shumë, se më kanë mbështetur. Mediat më kanë respektuar, por jo kolegët. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin dhe pastaj të jemi të fortë kundër Serbisë dhe armiqëve”, tha Duro.