Karlo Ançeloti fitoi çmimin si trajneri më i mirë në ceremoninë e djeshme për “Topin e Artë”. Ançeloti nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin, pasi klubi vendosi të mos udhëtonte.
Gjithçka ndodhi për shkak të informatave të klubit ku Vinicius nuk rezultonte fitues i “Topit të Artë”. Ançeloti megjithatë ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas fitimit ku falenderon anëtarë të klubit ndër të tjera.
“Dua të falënderoj familjen time, presidentin, klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha Vinin dhe Karvahal”, shkruan trajneri italian në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL