Klubi gjerman drejt falimentimit, u kërkon tifozëve të blejnë stadiumin

Schalke po kalon momentet më të vështira në historinë e saj. Skuadra gjermane vitet e fundit po përballet me një sërë problemesh, me klubin që është “zhytur” në borxhe.

Sipas “Bild” situata është shumë e vështirë dhe klubi kërkon ndihmën e tifozëve për të shpëtuar nga falimentimi.bëhet me dije se u ëhstë kërkuar tifozëve që të blejnë aksionet e stadiumit në mënyrë që me të ardhurat e siguruara të lajmë një pjesë të borxheve.

Mediat në Gjermani njoftuan se Schalke ka një borxh të pabesueshëm prej 168 milionë euro, ndërsa me shitjen e disa aksioneve të stadiumit kërkojnë të grumbullojnë një pjesë të madhe të këtij borxhi.  Së shpejti pritet të organizohet një mbledhje, ku do të vendoset më shumë mbi fatet e këtij klubi.

Kujtiojmë se Schalke ka fituar 5 tituj kampionë në Bundesligë dhe i fundit është në vitin 1956, ndërsa ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2011 dhe ky ëhstë trofeu i fundit i fituar nga klubi gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top