Kombëtarja e të vegjëlve kërkon suksesin e dyfishtë në turneun e UEFA-s, kundërshtarët e radhës totaiisht inferiorë

Kombëtarja jonë U-15 ka takimin e radhës ditën e nesërme në turneun e UEFA-s për këtë grupmoshë. Përvec impenjimit të Femrave, e nesërmja shikon dhe të ardhmen e futbollit shqiptar të zbresë në fushë.

Kombëtarja e të vegjëlve sfidon inferiorët e San Marinos. Ndeshja e parë kundër inferiorëve të tjerë të Ishujve Faroe përfundoi në favor të “Kuqezinjve” dhe me një “poker” argëtimi. Duket se fitorja është në xhep dhe në këtë takim. E vetmja pengesë në këtë grup me shumë mundësi do të jenë ballkanasit e tjerë të Bosnjës, të cilët janë në një nivel të përafërt me ne.

Sfida starton në orën 15:00 në “Shtëpia e Futbollit” pasi të ketë mbaruar ndeshja e Bosnjës me ish-kundërshtarët e Shqipërisë para ca ditësh, ishullorët “Vikingë”. Vendndodhja dhe oraret janë po të njëjta në çdo raund të këtij turneu.

Nesër shpresohet që të jetë një ditë feste në plotkuptimin e fjalës dhe të dy Kombëtaret tona si ajo e Vajzave dhe ajo nën 15 vjeç t’ia dalin me sukses.

Kalendari i ndeshjeve të nesërme për U-15

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top