Pas humbjes në ndeshjen e parë 0-5 në stadiumin “Loro Boriçi”, Kombëtarja e vajzave do të luajë sfidën e kthimit kundër Norvegjisë, por këtë herë në transfertë. Ndeshja e vlefshme për fazën “play-off” të Euro 2025, do të startojë në orën 19:00.
Në këtë ndeshje trajneri Armir Grima nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga sfida e humbur 0-5 në Shkodër. Edhe pse është një rezultat tepër i vështirë për t’u kthyer duke pasur parasysh dhe rezultatin, kjo mbetet një ndeshje e rëndësishme dhe prestigji.
Kujtojmë që kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Ullevaal Stadion” të Oslos. Një stadium me 27 mijë e 200 vende, i cili pritet të jetë me një numër solid tifozësh të pranishëm.