Kombëtarja nuk ka kohë për të humbur, kërkohet “autokritika” ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare ishte shumë larg pritshmërive të tifozëve në sfidën e mbrëmshme ndaj Çekisë. Humbja 2-0 erdhi si një “dush i ftohtë” për kuqezinjtë, me çekët që “hakmerren” ndja Kombëtares tonë për fitoren 3-0 të një viti më parë në kualifikueset e Euro 2024.

Në fushën e lojës si asnjëherë më parë dukshëm mungonte një lojtar që të luajë si 10-tësh. Në fakt diçka të tillë e theksuar me zë të lartë edhe vetë futbollistët pas sfidës, ku nënvizonin se gjatë gjithë kohës Daku ishte i vetëm në sulm dhe se Laçi apo të tjetër ishin shumë larg tij.

Por pavarësisht lojës dhe momentit jo të mirë që po kalon ekipi, nuk është koha për t’u dorëzuar. Kuqezinjtë gjithmonë kanë treguar se pas momenteve negative kanë gjetur forcën tek njëri – tjetri për t’u ringritur. E tillë duhet të jetë edhe këtë herë, ndërsa pas “dere” ndodhet sfida me Gjeorgjinë.

Një tjetër takim mjaft i rëndësishëm që do të luhet po në transfertë. Në Tbilisi ditën e hënë në orën 18:00, kuqezinjtë me në krye Sylvinho janë të “dënuar” për autokritikën. Ngja gjerogjianëvee do të jetë mbase shansi i fundit për të tentuar vendin e parë në grup, pasi pa sfidave të mbrëmshme mbajmë vendin e 3-të me 3 pikë, po aq sa Ukraina që renditet poshtë nesh. Ndërkohë me nga 6 pikë kryesojnë Gjeorgjia dhe Çekia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top