Kombëtarja Shqiptare në ‘vështirësi’, tre mungesa të rëndësishme në ndeshjet vendimtare të Nations League!

Kombëtarja Shqiptare duket se do të përballet me tre mungesa të rëndësishme në ndeshjet e nëntorit. Bëhet fjalë për Armando Brojën, Mirlind Dakun dhe Rei Manajn, tre futbollistë titullarë që për shkak të dëmtimeve nuk do mund të marrin pjesë në dy ndeshjet vendimtare të nëntorit, te cilat luhen për Nations League.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja nuk është akoma gati për tu rikthyer në fushën e gjelbërt, madje mendohet se ai nuk do mund të luajë deri në fillim të viti 2025, për shkak se dëmtimi i tendinës së tij është më i rëndë se sa pritej.

Ndërsa Mirlind Daku nuk mund të vazhdojë të luajëi dëmtuar ashtu siç luajti edhe në dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Trajnieri i tij, Rashid Rakhimov ka konfirmuar se Daku bëri injeksione në ndeshjet për Ligën e Kombeve, teksa luajti 65 minuta kundër kombëtares Çeke dhe 24 kundër as gjeorgjane. Për momentin, ai ndodhet në Romë ku po merr edhe një mjekim më të specializuar.

Edhe Rey Manaj ndan të njëjtin fat me dy sportistët pasi pjesëmarrja e tij në këto dy ndeshje është “në pikëpyetje” të madhe për shkak të çarjes në tëndinën e kryqëzuar. Sipas Bülent Uygun, trajnerit të ekipit turk, Manaj është në 65 përqind të mundësive dhe nuk dihet ende nëse do jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top