Kombëtarja e Shqipërisë praktikisht po kalon periudhën më të artë në histori. Më në fund kemi një skuadër që arrin t’i “vrasë” ndeshjet dhe t’i bëjë edhe rivalët e mëdhenj të duken të vegjël.
Ende të gjithë jemi të emocionuar për atë fitore madhështore ndaj Çekisë, teksa duhet thënë se ky triumf vijoi edhe ecurinë e frikshme të skuadrës kuqezi në këto eliminatore.
E nisëm me një humbje të pamerituar ndaj Polonisë, por më pas nuk u ndalëm, për të marrë dy fitore ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë. Pas kësaj erdhi barazimi me Çekinë, teksa në kthim e mposhtëm Poloninë pastër. Të njëjtën gjë e bëmë edhe ndaj Çekisë, për të vulosur ecurinë më të mirë ndonjëherë, me 4 fitore dhe 1 barazim pas 5 ndeshjeve.