Konfirmohet dëmtimi i rëndë i Nejmar/ Ylli brazilian ka këputur ligamentin dhe meniskun, ja sa pritet të mungojë

Konfirmohet më e keqja e mundshme për yllin brazilian! Nejmar Zhunior ka pësuar këputje të ligamentit dhe meniskut në gjurin e majtë. Futbollisti u dëmtua mbrëmjen e djeshme në duelin ndaj Uruguait, duke mbyllur kështu sezonin futbollistik.

Numri 10 brazilian sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i kyçit të këmbës që e mbajti jashtë fushave të lojës nga marsi deri shtatorin e kaluar dhe tani ishte rikthyer në aktivitet me Al Hilal dhe me motivimin shtesë për të qëndruar si një pjesë e rëndësishme e “Seleçaos”. 

Për ylli brazilian duket se ka fatin kundër, teksa humbet kështu të gjithë pjesën e mbetur të sezonit.  Vetë Konfederata Braziliane e Futbollit e ka konfirmuar shkallën e dëmtimit në një deklaratë: 

“Sulmuesi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, në një datë që ende nuk është përcaktuar, për të korrigjuar dëmtimet. Departamenti mjekësor i kombëtares braziliane, nën mbikëqyrjen e Dr. Rodrigo Lasmar dhe Al Hilal, janë në kontakt të përhershëm dhe në linjë për rikuperimin e futbollistit”, shkruhet në deklaratën e fundit. 

Koha mesatare e rikuperimit ndryshon nga gjashtë deri në tetë muaj. Një lajm tronditës edhe për klubin e Al Hilal që e afroi me bujë të madhe Nejmarin në merkaton e janarit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top