Kontratë e re në tavolinë, Teo drejt rinovimit me Milanin

Sipas asaj që ka mësuar redaksia e “DAZN”, Teo Hernandez konsiderohet padyshim një aset nga klubi dhe një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim. Dialogët për rinovimin nuk kanë të ndalur asnjëherë edhe pse nuk kemi hyrë ende në korridorin përfundimtar të negociatave.

 

E njëjta situatë është edhe në lidhje me rinovimin me klubin kuqezi të Majk Menjasë. Negociatat për rinovime vazhdojnë edhe për lojtarë të tjerë, përfshirë Mateo Gabian. Aktualisht siç parashikohej nga media të ndryshme në shtator, kontrata në fuqi mes Hernandezit dhe klubi përfundon në vitin 2026 dhe drejtuesit duan të paraprijnë futjen në sezonin e fundit të kontratës ku rrjedhimisht edhe përfitimet në një transferim të mundshëm (Juvja e interesuar) ulen ndjeshëm.

Prandaj Milani mendohet se i ka ofruar 8 milionë euro francezit që së bashku me Leaon do të bëhet më i paguari në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top