Trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e fitores së Kosovës ndaj Lituanisë për përgatitjen e ekipit për ndeshjen e ardhshme kundër Qipros.
Kosova ka triumfuar ndaj Lituanisë me rezultat 1-2, duke siguruar tri në Grupin 2 të Ligës C në Nations League.
Krasniqi, i ftuar në RTK për të analizuar ndeshjen, ka vlerësuar se pavarësisht se në letër Qipro duket kundërshtar më i dobët, sfida nuk do të jetë e lehtë.
“Fitorja e sotme i bën mirë skuadrës për ndeshjen me Qipron. Pavarësisht se Qipro në letër është kundërshtar më i dobët, ndeshja nuk është e lehtë. Ne duhet të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara”, ka thënë Krasniqi.