Teksa ndodhen në ‘burg’, Kristi dhe Olta kanë diskutuar marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës. Olta u shpreh e habitur që Kiara nuk ka shkuar t’i flasë Luizit teksa ai ndodhet në ‘burg’ ndërsa Kristi i tha i bindur se ata janë ndarë.
“Po të thashë unë ata janë ndarë ka 3-4 ditë”, i tha Kristi Oltës. Olta ndërkohë e pyeti pse po vazhdojnë sikur janë bashkë nëse janë ndarë dhe sipas Kristit, Kiara nuk ka një lojë të vetën dhe e di që është e rrezikuar pa Luizin.
Nderkohe Marrëdhënia mes Kristit dhe Oltës, duket se është e rradhës drejt “përçarjes”. Çështja e besnikërisë e cila nisi si lojë, nuk përfundoi si e tillë, por u shoqërua me debat nga të dyja palët.
Kristi i tha Oltës se ajo po bie në “grackën” e Luizit dhe ai hedh fjalë për të provokuar dhe jo çdo gjë që ai thotë, duhet të merret seriozisht.
Sipas Oltës, ajo nuk po bie në grackën e askujt, por dy fjalë për Amosin do i thotë pasi e ndjek gjithë Shqipëria.Ky debat, erdhi pasi Luizi i tha Oltës se ajo është fajtore për largimin e Amosit nga shtëpia.
Kujtojmë që “Big Brother”, para dy ditësh, futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.