Kristjan Asllani i dedikoi golin për ditëlindje, Leo reagon në rrjetet sociale

Kristjan Asllani padiksutim është heroi i duelit me Gjeorgjinë. Mesfushori shqiptar ia doli të shënojë një supergol për t’i dhënë Kombëtares fitoren 1-0 ndaj gjeorgjianëve.

Një gol të cilin ia dedikoi Leos. Ky i fundit është vëllai i tij, i cili festoi mbrëmë ditëlindjen. Ky gol do të mbahet mend gjatë nga Leo i cili mori dhuratën më të bukur në 14-vjetorin e tij të lindjes.

 “Fitore e madhe, edhe 100 Leonardo Asllani”, shkruhet në postimin e mefushorit. Kujtojmë se Leo ndjek hapat e Kristjanit, pasi edhe ai merret me futboll.

E sigurisht nuk kishte si të mundonte edhe reagimi i Leos ndaj kësaj dhurate speciale nga Kristjani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Leo ka falenderuar të vëllain, ndërsa shkruan se është shumë krenarë për të.

“Gjithmonë e më shumë krenar për ty vëlla”,ka shkruar Leo në “Insta-Story”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top