Krizë rezultatesh, Milan transferon yllin e Realit.

Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.

Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe janë të gatshëm të kryejnë një përforcim gjatë këtij afati kalimtar.

Milan synon transferimin e një mbrojtësi dhe Maldini e ka gjetur përforcimin ideal te Reali.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e mbrojtësit të Realit, Nacho gjatë këtij afati kalimtar.

Rosonerët po hasin probleme të shumta në mbrojtje dhe Nacho do të ishte zgjidhja ideale, pasiqë mund të luaj në të gjitha pozitat në vijën e mbrojtjes.

Nacho ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit dhe Milan do të paguaj 2 milionë euro për kartonin e tij.