Kroos zbulon largimin e parë nga Real Madridi

Toni Kroos do të mbetet te Real Madridi edhe për një tjetër vit, edhe pse rinovimi ende nuk ka ardhur zyrtarisht. Mesfushori gjerman ka qenë njëri nga futbollistët kryesorë të madrilenëve në vitet e fundit dhe më meritori për sukseset e arritura. Reprezentuesi gjerman nuk e kursen batutën në lidhje me situatën e tij, teksa lajmëron edhe largimin e një kolegu.

“Duhet të pyes sërish drejtuesit se kur duan të zyrtarizojnë rinovimin tim. Sepse në një moment do të më duhet të shkoj me pushime”, deklaroi 33-vjeçari duke qeshur.Tutje gjermani ka zbuluar edhe largimin e parë nga Real Madridi dhe ai është sulmuesi spanjoll Marco Asensio.“Kam përshtypjen se Asensio dhe Real Madrid nuk do të vazhdojnë përpara së bashku”, u shpreh Kroos.

Kësisoj sulmuesi spanjoll do të largohet nga Reali në fund të sezoni si futbollist i lirë pasi nuk ka gjetur marrëveshje për kontratën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top