Vinisius Zhunior u fal nga Komiteti i Garës (Komisioni i Disiplinës dhe Etikës) i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), teksa i hoqën dhe kartonin e kuq që mori në minutat e fundit të ndeshjes Valencia-Real Madrid, të luajtur të dielën në Mestalla.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez.
“Aktet e racizmit dhe ofendimeve duhet të censurohen, por le të flasim për diçka tjetër, veprimet në fushë. Jam i befasuar që ia hoqën kartonin e kuq Vinit. Duhet t’i ndajmë dy gjërat, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”.