Ukraina fal punës së Mykhaylo Mudryk arriti të gjejë pikët e para në Nations League. Të besuarit e Serhiy Rebrov ndodhet ende në fund tabele, po tani kanë ndërtuar një momentum që nuk duan t’a humbasin.
“Verdheblutë” kanë pasur 4 ndeshje direkte pa humbje ndaj Republikës Çeke derisa erdhi humbja 3-3 me këta oponentë në shtator. Performancën e fortë ndaj kaukazianëve të Gjeorgjisë do të duan t’a ribëjnë ndaj çekëve për t’iu rikthyer rezultateve pozitive në takimet Ukrainë-Çeki. Gjithçka duket në ekuilibër me 2 fitore për secilën skuadër dhe 2 barazime në 6 takimet e fundit mes dy emrave.
Çekia nga ana tjetër e medaljes, e sheh veten si lider në baraspeshë me kaukazianët. Ata vijnë pas 2 fitoreve radhazi që kanë ngritur humorin në skuadër dhe premtojnë ringritjen e Çekisë. Chory që shënoi dopietë ndaj Kombëtares tonë pritet t’a nisë nga e para, bashkangjitur këtu dhe Cerny, shoku i skuadrës së Nedim Bajramit tek Rangers.
Të dyja ekipet në “overall” nuk kanë patur rezultate të arrira por kohët e fundit duket se po marrin veten dhe ky takim mund të thojë shumë poër të ardhmen e tyre, nëse do të jetë mbi shinat e duhura.