Mbrëmë ka filluar edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova dhe në shtëpi është futur një sportist.

Bëhet fjalë për Drilon Rama – i cili është boksier profesionist, shkruan LIG Sport

Rama përfaqëson ngjyrat e flamurit gjerman, kurse deri tani ka zhvilluar vetëm tri meçe boksi profesional.

24-vjeçari gjatë këtij viti ka zhvilluar dy luftëra dhe në të dyja ka fituar, duke mposhtur boksierët kundërshtarë, si: Serhii Ksendzov dhe Richard Ëalter.

Kurse në vitin 2023, Drilon Rama kishte zhvilluar meçin e parë profesional dhe kishte fituar me vendim të gjyqtarëve ndaj Michael Klempert.

Ai la anash karrierën e boksit dhe është futur në Big Brother Vip Kosova. Sigurisht që për t’u bërë i njohur edhe në vendin tonë.