Rosonerët për shopping në Olimpico.
Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plot tetë përforcime për sezonin e ri.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim për vijën e mesfushës.
Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e mesfushorit të Lazios, Luis Alberto.
Rosonerët e kanë piketuar spanjollin si zëvendësuesin ideal të Charles De Ketelaere dhe ditët në vijim do të kontaktojnë Lazion për kërkesat e tyre ekonomike.
Për kartonin e spanjollit, Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro.